Sporti

Skandal në BBC, zëra pornografik lëshohen në emisionin e Gary Lineker

01/17/2023 21:57
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje e pabesueshme dhe shumë e çuditshme ka ndodhur para ndeshjes Wolves – Liverpool.

Jo në fushë, por në studion e improvizuar televizive, shkruan GazetaBlic Sport.

Zëra ulëritës pornografik janë lëshuar në studio gjatë kohës kur udhëheqësi, Gary Lineker po bashkëbisedonte me të ftuarit e tij.

Reagimi i tij ishte epik, kurse një reagim interesant kishte edhe legjenda Alan Shearer gjatë lidhjes me të.

Video më poshtë ka elemente të një video me përmbajtje për të rritur.