Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se gjendja e tregut në Vranjevc pas prerjes së kurbanëve është jashtëzakonisht e rëndë.
Prerja e kurbanëve për ditën e bajramit është bërë dhe mbetjet nga kurbanët janë hudhur pak metra larg nga ku po bëhet edhe sot shitja e tyre.
Nga vendi ku gjenden mbetjet e kurbanëve po bëhet një kundërmim i rëndë.
Vlen të theksohet se nga këto mbetje edhe qenët endacak janë parë duke u ushqyer me to.


