Sporti

Skandal i madh pak para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, kombëtarja afrikane thotë se futbollistët e saj janë helmuar qëllimisht

10/06/2021 14:00
nga:Mergim Rreci

Sonte në orën 21:00 duhet të luhet ndeshja në mes Marokut dhe Guinea Bissau, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e kombëtareve afrikane në Kupën e Botës.

Disa orë para fillimit, kombëtarja e Guinea Bissau po përballet me një emergjencë të vërtetë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fakt, shumë nga lojtarët dhe stafi kaluan një natë makthi me diare, të vjella dhe kujdes emergjent.

Arsyeja është ende e paqartë, por federata Guinea Bissaut po kërkon hetim të madh. Sipas tyre, ka pasur helmim vullnetar nga ushqimi i servuar, krejt kjo në mënyrë tendencioze.

Nuk dihet se a do të luhet ndeshja apo do të merret ndonjë vendim tjetër për të.

/GazetaBlic Sport/