Sporti

Skandal i madh në futbollin kosovar, plasin grushat dhe ndërpritet ndeshja

04/17/2021 18:02
nga:Mergim Rreci

Skenat e turpshme vazhdojnë të jenë dominante në futbollin kosovar.

Gjatë ndeshjes së sotme ndërmjet skuadrave të ligës së dytën në futbollin kosovar, Fushë Kosova dhe FC Vjosa ka ndodhur një incident.

Sipas raportimeve të fundit, tifozët e skuadrës vendase ndonëse nuk lejoheshin që të ishin prezent në stadium kanë hyrë dhe kanë sulmuar futbollistët mysafirë, përcjell GazetaBlic.

Rezultati i takimit, pas pjesë së parë ishte i barabartë në 0:0.