Sporti

Skandal i madh në Beograd, tifozët e Partizanit shpalosin transparentin: Kosova është Serbi

07/17/2025 23:16
nga:Mergim Rreci

Një skandal i madh ka ndodhur sonte në ndeshjen kualifikuese të Europa League.

Tifozet e Partizanit kanë shpalosur një transparent gjigant me shkrimin “Kosova është Serbi”, në ndeshjen ndaj Aek Larnaca, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është një veprim i vazhdueshëm dhe i dënueshëm, i cili nuk duhet të tolerohet nga UEFA.

Mbetet të shihet se cili do të jetë edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/