Sporti

Skandal e përtej skandali: Serbët e djegin flamurin e Kosovës një natë para Kongresit të UEFA-s

6 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Një natë para mbajtjes së Kongresit të UEFA-s në Beograd, ka ndodhur një ngjarje skandaloze.

Disa persona e kanë djegur flamurin e Kosovës në kryeqytetin serb.

Fotografitë u publikuan nga media serbe, të cilat e lidhën këtë ngjarje me një video ku shihej kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pranë flamurit të Kosovës në vendin ku pritej të mbahej Kongresi i UEFA-s në Beograd.