Një skandal i madh ka shpërthyer në Meksikë në lidhje me biletat e Kupës së Botës 2026, ku Cesar Moreno, vëllai i ish-futbollistit të kombëtares meksikane Hector Moreno, akuzohet për një mashtrim të dyshuar me bileta për turneun.
Sipas dëshmive që janë bërë virale në rrjetet sociale, një viktimë e quajtur Sugey Valencia ka treguar se familja e saj, të afërmit dhe miqtë kanë paguar shuma të mëdha parash për bileta të ndeshjes hapëse në stadiumin Azteca, si dhe për disa ndeshje të tjera të turneut, që më shumë se një vit më parë. Megjithatë, ata nuk kanë marrë asnjë biletë, transmeton GazetaBlic Sport.
Viktimat pretendojnë se u është thënë vazhdimisht se paratë janë dërguar në Federatën Meksikane të Futbollit (FMF), ndërsa në disa raste janë kërkuar edhe pagesa shtesë në prag të turneut. Pavarësisht kësaj, asnjë provë zyrtare për blerje apo bileta nuk është paraqitur ndonjëherë.
/GazetaBlic Sport/


