Sporti

Skandal: Askush nga FFK nuk mori pjesë në zbulimin e shtatores së Erion Kajtazit

12/03/2023 14:41
nga:Lorik J

Këtë të diel u përjetësua përgjithmonë shtatorja e futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi.

Shtatorja e ish-reprezentuesit të grupmoshave të Kosovës u vendos pranë stadiumit që mban emrin e tij tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Por, çuditërisht në këtë organizim nuk mori pjesë askush nga Federata e Futbollit të Kosovës, gjë të cilën për Dukagjinin e konfirmoi presidenti i Trepçës 89′, Abedin Zeka.

“Organizimi ka shku shumë mirë, i falenderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen, po ashtu edhe fytyrat publike si Ministrin Çeku, deputetët e shumë të tjerë. Por, unë dhe familja Kajtazi jemi të dëshpëruar me mospjesëmarrjen e askujt nga FFK-ja. I kemi bërë ftesë zyrtare. Në rregull, kryetari Agim Ademi paska qenë jashtë shtetit (kështu janë arsyetu), por ku janë të tjerët? Në FFK-kë punojnë edhe njerëz të tjerë, është dashur të vijnë”.

Tutje, Zeka shtoi “Erioni ka qenë lojtar i Kombëtares, edhe nëse kanë inate me Trepçën 89 sot është dashur të vijnë për hir të familjarëve të tij”.

Në kërë organizim mori pjesë ministri Çeku dhe shumë fytyra të njohura nga bota e sportit dhe jo vetëm.