Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është përfolur për disa ngacmime mes Sarës dhe banorit më të ri të shtëpisë Dj PM.
Me hyrjen e tij Dj PM ka shprehur hapur pëlqimin e tij ndaj Sarës, mirëpo blogerja nga Shqipëria, nuk ndjehet njësojë.
Ajo ka deklaruar se nuk ka hyrë në “Big Brother VIP” për të krijuar lidhje.
Gjatë një bisedimi që patën këta të dy, kanë diskutuar se si ndihen me njëri-tjetrin ku Sara theksoi se është lloj i personit e cila stepet kur kupton se dikush ka pëlqim për të.
Pjesë nga biseda:
Sara: Në rastin, jo për të bërë një gjë, po për të arritur një lloj audience
PM: E pse se kemi bërë? Të paktën prej anës time
Sara: Unë s’e bëj, e para sepse nuk e ndjej ta bëj dhe e dyta, nuk jam ai lloj personi. Nuk dua të arrij… unë s’kam hyrë këtu për të krijuar lidhje. Unë që në momentin e parë, domethënë një nga gjërat që nuk kam dashur të bëj është të krijoja lidhje. Por gjithsesi, kjo nuk është thikë me dy presa, sepse ne mund të hyjmë këtu me mendimin që unë do bëjë këtë, këtë…por ama del e kundërta. Ti mund të bësh shumë më shumë gjëra se mund t’i kishte imagjinuar. Këtu mund të hyjë siç hyre ti, mund të hynte një person tjetër që mua realisht mund të më pëlqente. Apo jo? Kështu mund të ndodhi edhe me njerëzit e tjerë që janë këtu Brenda. E di që gabimi ështëi i mi, sepse s’të kam dhënë fare mundësi që të njihemi, unë as nuk të kam ardhur të pyes. E vetmja gjë që di prej teje është që je DJ, ke 10 vjet që punon si DJ, punon me DGAZ-in, jeton në prishtinë.


