Projektligji për trustin ka dështuar të marrë votat për miratim në lexim të parë, raporton Gazeta Blic.
Nga 102 deputetë që ishin në sallë, 44 votuan pro, 57 kundër dhe një ka abstenuar.
Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.
Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.


