Lajme

“S`kalon Projektligji për Pagën Minimale, askujt si duhet kriza në Kuvend”

06/14/2022 12:18
nga:N M

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e bindur se Projektligji për Pagën Minimale nuk do të kaloj në Kuvendin e Kosovës , raporton Gazeta Blic.

Shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që ky projektligj të kthehet mbrapsht në Qeveri për disa arsye.

“Ky projektligj për pagën minimale duhet të kthehet  në Qeveri i sepse sot për sot, ky ligj nuk ka kurrfarë impakti në sektorin privatë sepse janë ngritur pothuajse të gjitha çmimet e produkteve bazë. Duhet të bisedohet në Kuvend për këtë sepse askujt nuk i duhen kriza brenda organit legjislativ, të ulet dhe të diskutohet për pagën minimale dhe skemën sociale në vend”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kjo parti opozitare ka kërkuar disa herë që paga minimale në vend të jetë 400 euro bruto apo 370 neto.

Kërkesa të tilla ka pasur edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e po ashtu edhe sektori private në vend.

Zërat se paga minimale duhet të jetë më e madhe sesa propozimi i Qeverisë për 250 janë rritur pas ngritjeve të çmimeve në derivateve the po thuajse  çdo produkti elementar në vend

Veteranët këtu nuk përfshihen këtu, e të cilët kanë bërë thirrje që mos të votohet një ligj i tillë.

“Lufta”’ e Qeverisë dhe e Vetëvendosjes me veteranët, për 35 milionë euro në vit