Me 75 vota për dhe 13 kundër, nuk kalon Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Kundër kësaj marrëveshje ishte edhe deputeti i VV-së Eman Rrahmani po ashtu edhe disa deputetë të PDK-së.
Gjithashtu nuk ka kaluar në Kuvend marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje nuk u votua nga deputetët e LDK-së, por ata të PDK-së votuan për marrëveshjen,
“77 për 10 kundër një abstenim, nuk kalon kjo marrëveshje” – ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.