Lajme

“S’ka zgjedhje të parakohshme” – “Kurti po luan mirë me opozitën”

05/27/2024 18:12
nga:G C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ai në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nuk po dihet pse po kërkojnë partitë kaq shumë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Tutje, ai shton se shpërndarja e Kuvendit nuk është rruga e duhur.

“Duke i parë qëndrimet e partive opozitare, në lidhje me mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme, unë mendoj që nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme. Është krijuar një paqartësi, sepse nuk po e dijmë pse ka kaq shumë urgjencë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe pse pikërisht të zgjedhet metoda e shpërndarjes së Kuvendit”, tha Arifi.

Sipas Arifit, krejt çka po ndodhë është lojë e pushtetit për përqarje të opozitës.

“Kjo më shumë po më duket një lojë e pushtetit, që të nxisë një përçarje të opozitës që të krijojë një përceptim se kinse opozita as nuk po dëshiron, as nuk është e gatshme për të shkuar në zgjedhje”, tha Arifi për GazetaBlic.

Edhe analisti politik, Fidan Ukaj thotë se “gatitshmëria” e pushtetit dhe opozitës për të shkuar në zgjedhje, është veç sa për “sy e faqe”.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nuk ka lëvizje të askujt që të shkohet në zgjedhjet e parakohshme.

“Mendoj se “gatitshmëria” për të shkuar në zgjedhje, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita, është një përpjekje për të tregu gatitshmëri para opinionit publik, se kinse jemi të gatshëm për zgjedhje, se sa një përpjekje e sinqertë për me pasë zgjedhje të parakohshme, sepse krejt kjo ka mbetë në suaza të deklaratave e lëvizje nuk po shohim”, tha Ukaj për GazetaBlic.

Lladrovci thotë se tërheqja e terroristëve duhet komunikuar me aleatët: Diçka e tillë nuk guxon të përsëritet

Batusha i reagon Gashit pasi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Absurde