Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit. Këtë bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për ndonjë shpërthim nga ana veriore.
“Nuk ka të raportuar për ndonjë shpërthim apo të ngjashme në Mitrovicë Veri. Sipas informacioneve nga terreni ka pasur hedhje të fishekzjarreve në Mitrovicë Jugu. Njësitet policore po punojnë në vazhdimësi në terren dhe për qfarëdo informacioni shtesë, do të informoheni”, ka deklaruar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.