Sporti

S’ka shënuar gol që nga shtatori, trajneri i Rubin Kazanit flet për Dakun

11/02/2025 12:46
nga:Genita C

Rubin Kazani të shtunën luajti pa gola me Dynamo Moskën. Mirlind Daku e kompletoi ndeshjen e kampionatit rus, por pa shënuar gol. Ai së fundi ka realizuar për Rubin Kazanin më 20 shtator. Ka shtatë ndeshje me skuadrën që nuk ka realizuar.

Sulmuesi i Shqipërisë nisi furishëm edicionin në Rusi, por mbetet me tetë gola në 14 ndeshje.

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, është pyetur në konferencë për mungesën e golave të Dakut. Nuk është shprehur i brengosur.

“Jam i sigurt se goli do të vijë. Në fund të edicionit do t’i ketë 15 gola”, është përgjigjur Rakhimov.