Lajme

“S’ka shenja të eskalimit të situatës në Ukrainë”

02/17/2022 01:02
nga:Gazeta Blic

Nuk ka asnjë shenjë se forcat ruse janë duke e depërshkallëzuar situatën pranë Ukrainës, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pavarësisht pretendimeve nga Moska se po tërheq disa trupa nga kufiri.

Jens Stoltenberg tha se Rusia ka ende një forcë të madhe gati për të sulmuar Ukrainën.

Ai paralajmëroi se kërcënimi nga Rusia ishte bërë një “normale e re”, duke shtuar se aleanca mbrojtëse e ka në konsideratë forcimin e krahut të saj lindor.

Rusia më vonë mohoi vlerësimin e Stoltenberg për situatën.

Një zëdhënës i Kremlinit përsëriti se disa trupa po tërhiqeshin pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi gjithashtu video të mërkurën që pretendonte se tregonte tanke që largoheshin nga Krimea e aneksuar nga Moska.

Duke folur në një samit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg tha se aleanca po shqyrtonte të shtonte grupe të tjera të njësive ushtarake.