Lajme

S’ka rrezik të ikjes: 40 mijë euro Fazliu e 50 mijë për Smakajn u ofruan dorëzani për lirim!

02/10/2026 15:11
nga:G B

Pas raportimit të Klan Kosovës, Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë konfirmuar përmes një  komunikate se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht.

Gjyqtari i vetëm në këtë çështje penale, ka vlerësuar se mbajtja e tyre në paraburgim nuk është më e arsyeshme apo proporcionale.

Ndër të tjera, gjykatësi ka konstatuar edhe se nuk ka rrezik që Fazliu dhe Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen.

Fazliu kishte ofruar 40 mijë euro garanci, shuma më e madhe e dhënë për Dhomat e Specializuara, ndërsa për Smakajn u ofruan 50 mijë, 20 prej gruas e djalit dhe 30 të tjera nga kolegu i tij universitar, Sami Makolli.