Vazhdojnë telashet për VV-në thuajse në secilën degë të partisë që momentalisht është në qeveri.
Njëjtë duket të jetë edhe në Kamenicë. Zyrtari i kësaj partie, Arsim Thaqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se fakti i mbledhjes së nënshkrimeve nuk garanton fitore, duke drejtuar kështu akuza nga larg në drejtim të konkurrentëve brenda partisë, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Të nderuar/a bashkëaktivistë/e kur një Qendër është e kapur nga një strukturë e caktuar shumë e lehtë është me i grumbullue nënshkrimet për zyrtarizimin e çfarëdo kandidature brenda asaj të ashtuquajtur strukture,por,ama dijeni se shumë vështirë është pastaj me fitue simpatinë dhe votën e popullit! Populli sheh shumë dhe nuk mashtrohet lehtë … ! Klikat prishin çdo organizim e parti,në fakt prishin edhe shtetin! E kundërta e duhur duhet të jetë debati i brendshëm me argumente,ideja dhe programi e jo klikat e shoqërisë së ngushtë që ngulfasin demokracinë,profesionalizmin dhe zhvillimin e mirëfilltë. Kjo nuk i duhet Lëvizjes,komunës dhe Kosovës sonë …
/GazetaBlic/