Tension i lartë në Al-Ittihad mes Marcelo Gallardo dhe Karim Benzema.
Ish-lojtari i Realit, pas disa javësh mungesë, i shoqëruar me zëra për një lamtumirë të mundshme, i është rikthyer stërvitjeve. Sipas asaj që raporton Marca, megjithatë, të hënën trajneri argjentinas e urdhëroi atë të punonte veçmas pas disa ushtrimeve të kryera në grup.
Mediumi raporton se francezi refuzoi të kryente detyrat, duke u larguar menjëherë nga fusha e stërvitjes.
Për këtë arsye, lojtari nuk u thirr për miqësoren e sotme kundër Al Tait.
/GazetaBlic Sport