Analisti politik, Dritëro Arifi thotë se në takimin e sotëm me Vuçiqin, kryeministri Kurti do të zotohet që do të nis zbatimin e Asociacionit.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kjo vjen si pasojë e pranimit të planit franko-gjerman.
“Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit për çështjen e propozimit të planit franko-gjerman, pra me nënshkrimin e tij, pala kosovare zotohet për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, brenda një periudhe kohore. Kjo do të thotë që Kosova në njëfarë mënyre, jo që do ta pranojë, por do të zotohet që do ta zbatojë Asociacionin”, tha Arifi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (27 shkurt) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.
Takimi Kurti-Vuçiq sot në Bruksel, kjo është agjenda


