Përzgjedhësi i kombëtares italiane të futbollit Luciano Spalletti do të qëndrojë në atë detyrë deri në përfundim të kontratës së tij, ka bërë të ditur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Italia u mposht nga Zvicra me rezultat 2:0 në fazën e eliminimit të Kampionatit Evropian dhe italianët erdhën në turneun e Gjermanisë si kampione aktuale të Evropës.
“Na vjen keq për rezultatin, por në sport ka edhe disfata. Mbetet zhgënjim që nuk mundëm t’ua tregojmë atë që donim të gjithëve që na ndoqën. Të gjithë jemi përgjegjës, por duhet të vazhdojmë. Besojmë në projektin me Spalletti”, tha Gravina në konferencën për gazetarët, raporton Gazzetta dello Sport.
/GazetaBlic Sport