Lajme

Blerja e librave, prindërit ankohen për çmimet- Më të larta se shuma që do të subvencionohen!

08/27/2024 13:43
nga:Y I

Me datën 2 shtator nis viti i ri shkollor në vendin tonë.

Tash e disa ditë ka nisur procesi i shitjes së librave në libraritë e Kosovës.

Ne me kameran tonë vëzhguam se si po shkon procesi i blerjes së teksteve shkollore në një nga libraritë e kryeqytetit.

Prindërit po ashtu edhe nxësit përpara kameras dhe jashtë saj u shprehën të kënaqur pasi i kishin siguruar të gjitha librat.

10 vjeçari, Ermal Limani, i shoqëruar së bashku me nënën e tij tha për “Gazeta Blic” se i kanë gjetur të gjitha tekstet shkollore pa asnjë problem.

” I kam gjetur të gjitha tekstet shkollore pa asnjë problem” tha shkurt ai për “Gazeta Blic”

Ndërkohë edhe një prind tjetër tha për kamerën tonë se i kanë gjetur të gjitha tekstet vetëm ju mungon gjuha angleze.

E njëjta tha se kanë aplikuar për subvencionimin e mjeteve nga Qeveria dhe presin ekzekutimin e tyre.

“Nuk e kemi gjetur tekstin e gjuhës angleze, të tjerat po të gjitha i kemi gjet. Kemi apliku për subvencionim, ende nuk na kanë tregu se a i kanë nxjerrë apo jo”

E drejori i Librarisë Dukagjini, Blerim Muhaxheri, tha për “Gazeta Blic” se këtë vit në krahasim me vitin e kaluar nuk kanë hasur problematika.

Muhaxheri tha se Shtëpitë botuese kanë patur kohë më shumë këtë vit për furnizim me libra.

“Për fat të mirë në krahasim me vitin e kaluar nuk kemi patur problematika. Ndoshta jemi ballafaquar vitin e kaluar me vonesë të proceseve, jemi njoftu shumë vonë, sivjet jemi njoftu më herët. Shtëpitë botuese kanë patur kohë pak më shumë për me furnizu libraritë sidomos ‘Shtëpia botuese Dukagjini’. Prej kur kemi fillu të premten nuk ka patur asnjë libër mungesë. Edhe Shtëpitë botuese të tjera kanë patur kohën me u përgatitë më mirë dhe po besoj sivjet jemi shumë mirë të përgatitur dhe si proces po shkon mirë, nuk ka probleme” tha Muhaxher për “Gazeta Blic”.

Ai tha se që nga e premtja kur kanë fillu me shitjen s’ka patur asnjë libër mungesë.

“Gjithmonë ka mungesa të teksteve shkollore, po flas prej Shtëpisë botuese ‘Dukagjini’ prej se kemi fillu të premten nuk ka pas asnjë mungesë ndërsa tek Shtëpitë e tjera botuese po, herë pas here kështu, që normalisht që kjo i shqetëson prindërit se duhet me ardhë edhe disa herë. Përndryshe në krahasim me vitin e kaluar është më i menaxhueshëm si proces, si turmë, si tollovi”.

Drejtori i Librarisë Dukagjini tha se dëgjohen ankesa të ndryshme nga prindërit sa i përket çmimeve të librave.

Ai tha se disa prej tyre ankohen se po iu kushtojnë më shtrenjtë sesa shuma që do të subvencionohen.

“I dëgjojmë disa prindë që po i’u kushtojnë librat ndoshta nganjëherë edhe më shtrenjtë sesa subvencionimi ndoshta afër shumës sa kanë marrë subvencione, kur po dëgjojmë që thonë ‘çfarë me ble me këtë pjesën tjetër’ nuk iu teprojnë as për një çantë’ këto janë ankesat që po dëgjojmë por ne si librari nuk kemi asnjë përgjegjësi” tha Muhaxheri për “Gazeta Blic”.

Qeveria ka ndarë  6.5 milion euro për subvencionimin e teskteve shkollore.

Për fëmijët nga klasa e parë në të pestën shuma e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për 6-9 do të jetë 110 euro.

/Gazeta Blic/

Ndahen 6.5 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore