Lajme

“S’ka me qenë e lehtë” / Musa: Koalicioni VV-PDK-LDK e zgjidh çështjen e dialogut

05/21/2025 21:23
nga:Sh R

Avokati Skënder Musa është shprehur i bindur se një koalicion mes VV-së, PDK-së e LDK-së do ta zgjidhte çështjen e dialogut. 

Musa ka thënë se krahu i luftës do të jetë i përfshirë në procese vendimmarrëse ku ka me kalu Kosova, pasi proceset janë të rënda.

“Nuk ka me kanë e lehtë çështje Zajednicës, nuk ka me kanë e lehtë pastaj sanksionet që i kemi edhe çështja që ke pyetja e parë, a është çështje juridike a politike, është kryekëput politike për shkak se nuk ka parti politike opozitare që ta jep një gjysmë vote falë”, ka thënë Musa.