Sporti

S’ka më fanella të Ronaldos tek dyqani zyrtar i Manchester United, të gjitha janë shitur!

09/09/2021 19:05
nga:Lorik J

Dy javë pas kthimit të tij në United, nuk ka mbetur asnjë fanellë e futbollistit portugez në dyqanin zyrtar të stadiumit.

Nuk ka më asnjë nga fanellat e tij në dyqanin jashtë stadiumit.

“Numri i kërkesave që kishim ishte mbresëlënëse,” pranon një punonjës i klubit, raporton MundoDeportivo.

Përkundër faktit se nuk kishte Premier League fundjavën e kaluar, midis të enjtes dhe të dielës radhë të gjata u krijuan tek dyqani zyrtar i United për të blerë një fanellë që mbante emrin e Cristianos.

“Njerëzit prisnin orë të tëra në rrugë për të hyrë në dyqan”, shtoi punëtori i klubit.

/GazetaBlic Sport