Takimi i Kurtit me Lajçakun erdhi pikërisht sot, në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Lajçak e Kurti kanë qenë në takim pothuajse gati për dy orë e ku edhe përfaqësuesi i BE-së, por edhe vet kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaruan se në takim përveç temave të tjera, kanë folur edhe për marrëveshjen e energjisë që duhet të respektohet, por që është bllokuar nga ana e Serbisë.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Sot “DITA E MADHE”, Bashkimi Evropian jep përgjigje për vizat
Lidhur me këtë GazetaBlic, ka kontaktuar analistin poltik, Gazmir Racin ku e sheh si një hap të mirë që vizitat nga ndërkombëtarët janë shpeshtuar.
“Po duket se tashmë janë shpeshtuar vizitat e ndërmjetësve ndërkombëtar sidomos të BE-së në Kosovë dhe në Beograd”, thotë Raci.
Raci ka përmendur disa nga arsyet që Lajçak vizitoi Kurtin dhe Bislimin, ku sipas tij përfshihet çështja e targave, një proces i papërfunduar ende.
Raci thotë se një arsye tjetër është edhe propozimi gjermano-franqez, ku edhe pse Serbia e ka refuzuar një gjë të tillë, ndërmjetësitë nuk do të heqin dorë.
“Gjatë këtyre vizitave, janë dy çështje në kuadër të dialogut ku përfshihet përmbyllja e disa temave teknike që kanë mbetur nga e kaluara, siç është çështja me targat dhe përafrimi i qëndrimeve në kuadër të propozimit të ri gjermano-franqez, edhe pse Serbia e ka refuzuar një dokument të tillë, por ndërmjetësit nuk heqin dorë deri në momentin e fundit”, thotë Raci.
Raci komentoi edhe telefonatën që Kurti mori të martën nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku epiqedra e bisedës ishte dialogu me Serbinë.
Kjo sipas tij, shkon në favor të Kosovës.
Ndërsa, njohësi i çështjeve poltike thotë se ky takim i papritur me Kurtit dhe Lajçakut është orvajtje për ta përshpejtuar dialogun.
Arifi shprehet skeptik për çështjen e dialogut, ku thotë se nuk do të ketë lëvzije as këtë vit dhe as vitin e ardhshëm.
“Ky takim i papritur është orvajtje për ta përshpejtuar dialogun, por po vërehet që Bashkimi Evropian nuk ka kreativitet në këtë çështje. Nuk besoj që do të ketë ndonjë lëvizje nga dialogu as këtë vit e as vitin tjetër, sepse Kosova nuk është e avancuar ndërsa Serbia po”, thotë Arifi.
Sipas Arifit, se nuk do të ketë marrëveshje të dialogut po e vërtetojnë edhe deklaratat e fundit të Lajçakut, që i bëri pas takimit me Kurtin.
“Këtë po e vërteton edhe deklarata e fundit e Lajçakut që bëri pas takimit me Kurtin, ku thotë se kanë folur për energjinë që është dashur të jetë e mbyllur dhe çështjen e targave, gjë që është çështje e brendshme e Kosovës, por BE-ja nuk po e trajton si të tillë”, tha Arifi për GazetaBlic.
Lajçak para mediave pas takimit me Kurtin tregoi se temë diskutimi ishte rruga drejt normalizimit dhe çështja e energjisë e targave
“Ne kishim dy tema në agjendë, e para kishte të bëjë me rrugën drejt normalizimit dhe vazhdimin e diskutimeve tona që kemi filluar së fundi duke përfshirë këtu edhe përfshirjen e presidentit Emmanuel Macorn , kancelarit Olaf Schloz dhe sekretarin Antony Blinken dhe tema e dytë e takimit ishte çështja e energjisë dhe targave”, tha Lajçak.
Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Diskutuam për rrugën drejt normalizimit, energjinë dhe targat


