Sporti

S’ka largim për Ujkanin, gardiani i portës qëndron te klubi i njohur italian

08/28/2022 15:06
nga:L J

Sajmir Ujkani do të vazhdojë të luajë në Serie A, teksa pasi përfundoi kontratën me Empolin sezonin e fundit ka vendosur të qëndrojë sërish në kampionatin italian.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, nuk do të largohet nga Empoli, të paktën edhe për një sezon, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”.

Ai do të jetë portier i dytë i Empolit, me 34-vjeçari që shihet si zëvendësuesi i Vikarios, njësoj si në sezonin e shkuar.