Lajme

S’ka kush e ndalë ikjen masive nga Kosova: Edhe një mësimdhës nga Suhareka braktis ditarin dhe merr rrugën e mërgatës

02/11/2023 10:48
nga:Gazeta Blic

Vazhdon ikja nga Kosova edhe atyre që janë të punësuar.

Një mësimdhëns nga Suhareka, Albert Morina ka braktisu ditarin e shkollës dhe ia ka mësyer mërgatës, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi është bërë në një postim në rrjetin social Facebook.

Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë:

Edhe një mësimdhëns, Albert Morina, nga Suhareka e braktis ditarin dhe merr rrugën e mërgatës. Arsyeja: nuk ia dilet me rrogën e “mbijetesës”.

Mësimdhënsi Albert Morina ishte një shembull në procesin edukativo-arsimor. Ishte lexues i rregullt i bibliotekës së qytetit të Suharekës, i dhjetra librave gjatë një viti.
Ishte një patriot i denj, kjo dëshmohet me veprimtarinë e tij aktive me afishe të shpërndara e vendosjen e tyre nëpër vende të caktuara për lobimin kundër blerjes së produkteve serbe! Kur i kam parë të vendosura pranë shtëpisë së tij, aty përreth në Samadraxhë të Suharekës, vërtet jam bindur që ka ende patriotë të vërtetë ky vend, por ja që e ardhmja e fëmijëve për një jetë më të mirë, po i detyruaka edhe këtë nivel ta braktisë punën në procesin edukativo-arsimor e ta merr rrugën e mërgatesë.

Përsoni në fjalë, edhe biletën e autobusit e ka marrë më të shtrejtë me të vetmen arsye që të mos udhtojë nëpër Serbi.

Shoku im i nderuar, uroj t’ju shkojnë punët mbarë në këtë aventurë të madhe jetësore!

Me shumë respekt e konsideratë të veçantë nga Nexhat Krasniqi.