Lajme

S’ka kuorum, shtyhet sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

02/15/2024 16:41
nga:G B

Në mungesë të deputetëve është shtyrë sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas rikthimit nga pauza të Kuvendit një pjesë e madhe e deputetëve nuk ishin në sallën plenare.

Kështu duke bërë që kryeparlamentari, Glauk Konjufca të shtyjë për seancën e radhës votimin e nëntë marrëveshjeve ndërkombëtare, që ishin në rend të ditës në seancën e sotme.

Konjufca ka thënë se këto pika të rendit të ditës do të barten në seancat e radhës.