Lajme

S’ka kuorum për t’i votuar projektligjet, seanca shtyhet për të hënen

10/20/2022 17:20
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën.

Në të dy këto projektligje morën pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë.

Ndërsa, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca tha seanca do të vazhdojë të hënën nga ora 10:00.

Dështon për të dytën herë të votohet Projektligji për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale