Lajme

S`ka kuorum, nuk kalon në lexim të parë projektligji për konfiskimin e pasurisë

07/07/2022 14:25
nga:N M

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një debati të gjatë dhe të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka votuar, por që në mungesë të kuorumit ka dështuar votimi për në lexim të parë të projektligjit për konsifikimin e pasurisë ,raporton Gazeta Blic.

Në sallë ishin të pranishëm 61 deputetë, por që kanë votuar vetëm 45.

“Nuk ka kuorum që ky projektligj të kaloj”, tha kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kuvendi ka mbyllur punimet për ditën e sotme meqë pika e 9 e rendit të ditës e kërkuar nga AAK – debat parlamentar për mosliberalizimin e vizave, është shtyrë.

LDK e AAK kundërshtojnë Projektligjin për Byron Shtetërore: I shkel të gjitha të drejtat e njeriut