Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me deklaratat se mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se s’ka kthim mbrapa dhe se nuk kthehet më viti 2019 e askush nga ndërkombëtarët më nuk e mbështet opsionin e ndarjes.
Postimi i tij i plotë:
Ende klika e vjetër në Kosovë po kërkon ndarje të veriut dhe kthimin e Zvonkos dhe Radojqiçit.
Kjo është një ide që po kërkohet vetëm nga miqtë e Zvonkos dhe Radojçiçit. Nuk kthehet viti 2019 – askush nga ndërkombëtarët nuk e mbështet opsionin e ndarjes.
Se për asociacion klubi i stërvjetuar me dy duar e krijon ashtu qysh e ka nënshkruar.
S’ka kthim mbrapa.