Sporti

S’ka kohë për të humbur, Sylvinho i nxjerr në stërvitje lojtarët e kombëtares kuqezi pas fitores me Ukrainën

09/08/2024 12:23
nga:Lorik J

Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për të humbur dhe pas fitores spektakolar eme Ukrainën, kuqezinjtë kanë kthyer fokusin te dueli i radhës.

Ekipi ynë do të presë në “Air Albania” Gjeorgjinë, për të bërë mes tyre llogaritë e sfidës së dytë në Nations League. Takim ky që do të luhet ditën e martë në orën 20:45.

Pikërisht për këtë Sylvinho ka zbritur menjëherë ekipin në fushë dhe ka nisur në këtë mënyrë përgatitjet për gjeogjianët. Braziliani nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë dhe kërkon vëmendja dhe vlerësim maksimal për kundërshtarin, i cili ishte surpriza e Euro 2024.

Kujtojmë se në grupin B1 Kombëtarja dhe Gjeorgjia bashkëkryesojnë, pasi gjeorgjianët triumfuan 4-1 ndaj Çekisë mbrëmjen e djeshme. Dueli mes tyre do të ketë “kokë më kokë” për vendin e parë në grup.