Sporti

S’ka fitues pas 90 minutave | Ndeshja Real Madrid – Valencia shkon në vazhdime

01/11/2023 22:02
nga:Lorik J

Ndeshja gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Valencias nuk ka dhuruar fitues pas 90 minutave lojë.

Ky ballafaqim ka përfunduar me rezultatin 1-1 pas 90 minutave lojë, andaj duhen shtesat për të vendosur finalistin, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid ishte në avantazh me Karim Benzeman – i cili shënoi pas 39 minutave lojë nga penalltia.

Me fillimin e pjesës së dytë, Valencia barazoi me Lino, i cili shënoi 20 sekonda pas rifillimit të lojës.

/GazetaBlic Sport/