Sporti

S’ka fitues në ndeshjen Juventus-Napoli

09/21/2024 20:07
nga:E K

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit, e vlefshme për xhiron e pestë në Serie A.

Dueli i zhvilluar në “Allianz Stadium” u mbyll pa fitues dhe pa gola, 0:0.

Juventusi pati diç më shumë nga loja, por që portat u mbetën të paprekura përgjatë 90 minutave.

Me këtë barazim, Juventusi gjendet përkohësisht në vendin e katërt me nëntë pikë nga pesë ndeshje.

Në anën tjetër, Napoli është i treti me një pikë më shumë të grumbulluar.