Sporti

S’ka fitues në derbin Ballkani – Drita, Ferizaj mposht Llapin e Batatinës!

11/06/2022 14:59
nga:Lorik J

Derbi i madh kosovar mes Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues.

Kryendeshja e kësaj xhiro ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.

Besnik Krasniqi shënoi fillimisht nga penalltia, mirëpo gjithçka u barazua nga Albin Berisha, me ç’rast pjesa e parë përfundoi 1:1.

Në pjesën e dytë, përsëri ndodhi e njëjta. Simonovski shënoi për avantazhin e Dritës – teksa Albion Rrahmani realizoi për të barazuar shifrat.

Në ndeshjen tjetër në Podujevë, Ferizaj triumfoi ndaj Llapit me rezultatin 1-2.

/GazetaBlic Sport