Sporti

S’ka fituar qe 10 ndeshje, Batatina vazhdon me deklarata qesharake: Për shqiptari jam Guardiola!

12/16/2024 10:56
nga:Lorik J

Nuk ka fituar qe 10 ndeshje, por sërish guxon të japë deklarata të mëdha, madje duke e krahasuar veten me trajnerin e madh botëror, Josep Guardiola. Bëhet fjalë për Tahir Batatinën, kryetrajnerin e Llapit, i cili e ka futur skuadrën në krizë totale, pasi nuk njeh fitore në Superligë që nga fundi i muajit shtator.

Dje në emisionin Favorit, Batatina potencoi sërish se është Guardiola për shqiptari, duke shkaktuar sërish debat në opinionin sportiv në Kosovë.

“Unë për shqiptari jam Guardiola, gjithë e dinë, senzacion kam bë në futboll prej vitit 2013, tjerët ende po luajnë nëpër ara, unë po luajë në “Zahir Pajaziti”, kjo nuk ka ardhë rastësisht”, tha ndër të tjerash Batatina.

Normalisht kjo deklaratë është mjaft interesante, pasi të kesh 10 ndeshje pa fitore, të jesh larg objektivave dhe të krahasosh veten me Guardiolan, ndoshta është pak e tepruar…

/GazetaBlic Sport