Fitorja e Gjilanit me rezultatin 1-2 ndaj Prishtinës në vikend do të regjistrohet si e tillë, teksa nuk pritet të ketë ndryshime, apo fitore në tavolinë për kryeqytetasit, siç u raportua.
Klubi i Prishtinës u ankua në FFK për shkak të aktivizimit të Armend Thaqit, i cili u ndëshkua me të kuq direkt ndaj Feronikelit 74′, para dy xhirosh.
Megjithatë, sipas informacioneve të GazetaBlic Sport brenda klubit prishtinas, mësohet se ankesa e FC Prishtinës do të refuzohet, kjo pasi FFK ia hoqi dënimin prej dy ndeshjeve Armend Thaqit, duke e ulur atë në vetëm një ndeshje.
Gjilanit do t’i mbeten tre pikët dhe fitorja e arritur me rezultatin 1-2 në fushë, e poashtu dhe ëndrra e madhe për Europë…
/GazetaBlic Sport


