Lajme

S’ka datë të saktë për takimin e ardhshëm Kurti – Vuçiq

10/29/2021 10:25
nga:M K

S’ka datë të saktë për takimin e ardhshëm Kurti – Vuçiq.

Këtë e tha kryeministri i Kosovës në një konferencë për medie, të thirrur për të shpalosur detaje nga subvencionet për bujqësi, por që pa diskutim se për gazetarët e publilkut ishte çështje me interes edhe dialogu, përcjell GazetaBlic.

Në pyetjen nëse do të ketë një takim në nivel më të lartë së shpejti, kryeministri Kurti shtoi se momentalisht nuk ka datë të saktë, porse shumëçka mund të varet nga zyrtari për politikë të jashtme i BE-së, Borell dhe emisari i tij, Lajçak.

“Momentalisht nuk ka datë të saktë sa i përket takimit në nivel më të lartë.

Përfaqësuesit e dialogut nga të dyja vendet mund të takohen në gjysmën e dytë të muajin Nëntor, por për takim mes udhëheqësve, nuk ka diçka konkrete, megjithëse mund të ketë lëvizje nëse varet nga ndërmjetësuesit, si zyrtari i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Borell, apo emisari i tij, Lajçak”, tha ndër të tjera Kurti.

/GazetaBlic/