Lajme

“S’ka autostradë të Dukagjinit”, Kelmendi: Kjo është në vazhdën e mospunës, çdo gjë ka mbetur në vend!

05/27/2023 08:23
nga:Y I

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me deklaratën e minsitrit të Infrstrukturës, Liburn Aliu, se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit.

Kelemendi tha se kjo është në vazhdën e mospunës së qeverisë në çdo fushë.

Ai tha se çdo gjë në Kosovë ka mbetur në vend dhe se nuk ka investime në infrastrukturë.

“Kjo është në vazhdën e mos-punës së qeverisë në çdo fushë, keshtu edhe në ndërtimin e rrugëve në Kosovë.Në fakt nuk kemi fare investime në infrastrukturën e Kosovës.Cdo gjë ka mbetur ne vend” tha Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”


Muhamet Kelmendi, Profesor

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit por vetëm zgjerim të rrugës.

“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu, raporton “Gazeta Blic”

Pas deklaratës së Aliu ka ardhur reagimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet sapo ata të largohen nga pushteti.

“Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo të ikni ju nga pushtetiKur ishte vendosur të merrte udhë projekti i autostradës së Dukagjinit si një investim strategjik, meqenëse do ta lidhte pothuaj një të tretën e territorit të Kosovës me pjesën tjetër, pati filluar një fushatë e egër e Vetëvendosjes kundër meje, me arsyetimin se nuk duhej të shpenzoheshin paratë në asfalt.Autostrada e Dukagjinit nuk u ndërtua sepse Qeveria që udhëhiqja unë ishte ndërprerë në mes, kurse qeveria e Vetëvendosjes, jo vetëm që nuk hapi projekte të reja infrastrukturore, por i bllokoi edhe ato ekzistuese”

“Sot kanë mbetur keq e për faqe të zezë, jo vetëm rruga për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, por edhe projektet tjera infrastrukturore, duke i zbritur investimet kapitale në kuota qesharake.Sikur kjo të bëhej me qëllim të rritjes së mirëqenies së popullit, në këto dy vjet të një krize globale ekonomike, edhe do ta kishte një derë, por për fat të keq nuk ka ndodhur as kjo.Sot, Kosova e ka mesataren e pagave më të ulët në rajon, pensionet më të ulta, paga minimale më e ulta në kontinent, ndërkohë që tatimi në pronë është rritur dy e trefish, energjia është rritur të paktën dy herë e të mos flasim për rritjen e çmimeve të artikujve elementarë, apo të inflacionit i cili ka qenë më i larti në këto 20 vjet”

“Sikur të mos u mjaftonte kjo, qeveritarët e rinj u janë turrur edhe mjeteve vetanake të komunave dhe dojnë me i marrë edhe ato! Ose kanë fytyrë e deklarojnë se do të ketë harrnime e zgjerime dhe prapë lidhen të Autostrada e Dukagjinit dhe thojnë se ajo nuk do të ndërtohet.E unë e kam një porosi për ta. Po, autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo ju të ikni nga pushteti. Shpresoj shumë shpejt” tha Haradinaj raporton Gazeta Blic.