Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu deklaroi dje se nuk do të ketë autostradë për rajonin e Dukagjinit, e kjo e nuk ka kaluar pa reagime të shumta, raporton Gazeta Blic.
I fundit që ka reaguar është Daut Haradinaj, i cili përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se për të shkuar në Deçan i janë dashur hiq më pas se 1 orë e 45 minuta.
Sipas tij, Qeveria i la mbi 600 mijë qytetarë të kësaj zone, pa rrugë.
“Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorancën tuaj z. Ministër!”, ka shkruar Haradinaj dnër të tjera.
Reagimi i plotë:
Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?
Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorancën tuaj z. Ministër!
Kreu i pensionistëve: 100 € nuk na mjaftojnë as një javë, Qeveria na dha premtime të rrejshme