Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha me 12 janar gjatë vizitës në Austri se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Njohësi i çështjve politik, Gazmir Raci thotë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asgjë të re, sepse siç thotë ai, Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për planin franko-gjerman në takimin e radhës.
Raci në një prononcim për GazetaBlic tha se, palët duhe t’i rikthehen dialogut për marrëveshjen finale.
Sipas Racit, SHBA-të me vizitën e fundit e kanë rikonfirmuar se marrëveshja që do të bëhet mes Kosovës dhe Serbisë, duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.
“Në dakordimet e fundit në Bruksel për targat Kosova dhe Serbia janë pajtuar që do të flasin për planin franko gjerman dhe për zbatimin e të gjitha marreveshjeve tjera të mbetura në këtë dialog dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të re në këtë drejtim. Është koha që palet të kthehen në dialog dhe të fillojnë diskutimet për marrëveshjen finale dhe SHBA-të e rikonfirmuan edhe njëherë kërkesën që ajo marreveshje duhet të ketë në qendër njohjen”, tha Raci.
/GazetaBlic/


