Showtime

“Sjellje e patolerueshme”/ Loredana reagon pas dhunës që ushtroi Jozi mbi Gjestin

10 ditë më parë
nga:G B

Loredana, partnerja e Jozit në Big Brother Albania ka reaguar e prekur pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit të djeshëm ku ai ushtroi dhunë ndaj Gjestit.

Pasi u eliminua nga gara, Lorenda u shpreh se ndihej keq për atë që ndodhi, ndërsa i dërgoi një përqafim familjes së Gjestit. Sjellja e Jozit tha ajo, është e patolerueshme.

“Nuk kam qenë në shumicën e rasteve pro mënyrës së Jozit, sjellja e tij ka qenë e patolerueshnme. Dua t’i dërgoj një përqafim familjes dhe më vjën shumë keq për atë që ndodhi, është patolerueshme”-u shpreh Loredana.