Lajme

Sjellja e truprojës së Kurtit ndaj gazetares, Çitaku: Indiferenca e kryeministrit, më i rrezikshme se vet sulmi

12/28/2023 18:02
nga:G C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj veprimit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit për të penguar gazetaren Blerta Dalloshi-Berisha.

Ajo ka bërë me dije se indiferenca e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij veprimi është më i rrezikshëm se vet sulmi.

Në profilin e saj në “Facebook”, zyrtarja e PDK-së ka shkruar se kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në demokraci.

“Një gazetare në detyrë sulmohet nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti, në praninë e tij. Indiferenca e Kryeministrit karshi sulmit ndaj Blertës, është më i rrezikshëm se vet sulmi. Kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në një demokraci”, ka shkruar Çitaku.

Mbrojtja e afërt e Kurtit me sjellje skandaloze ndaj gazetares së Klan Tv

AGK kërkon hetime nga Policia për veprimet e truprojes së Kurtit ndaj gazetares: Të reagojë edhe kryeministri