Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse kanë kërkuar që të dënuarit në Maqedoninë e Veriut pjesë e grupit Kumanova të sillen për ta vuajtur dënimin në Kosovë.
Pyetjes i është përgjigjur menjëherë shefi i ekzekutivit.
Kurti tha se kjo procedurë fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit dhe kur të dënuarit të shpallën fajtorë me vendim të formës së prerë, gjë që sipas tij s`ka ndodh deri tash.
“Transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup. Procedura fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Rasti është aktualisht në Gjykatë Supreme. Nuk ka përfunduar. Pra nuk ka një vendim të formës së prerë”, iu përgjigj Kurti-Berishës.
“Nuk e di se ku do të jesh në dimrat e ardhshëm”, Haradinaj e Murati replikojnë për “Contour Global”


