Showtime

“S’jam kundër dy grave që…”/ Zbulohet modelja e “Playboy” me të cilën bashkëjetoi Beniada Nishani në Itali (FOTO)

10/23/2021 17:17
nga:Gazeta Blic

Modelja Beniada Nishani, e njohur në showbiz si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, është vënë me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i kanë kërkuar të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër.

Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesit nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nudo që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia.

Por si qëndron e vërteta e kësaj historie dhe miqësisë së dyshimtë me mikeshën e saj?

Gjithçka rreth hamendësimeve për seksualitetin e saj, nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, modelen në fjalë të quajtur Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë ato nisën bashkëjetesën të dyja, ndërkohë që shiheshin kudo bashkë.

Në fotot me bikini, ajo shfaqej në pozat sensuale me Ines Trocchian, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”.

Por çfarë ka rrëfyer vetë Beniada në një intervistë për miqësinë që ekziston mes dy vajzave?

Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo i përgjigjej: “Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok”

Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: “Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless.”

Po çfarë ka rrëfyer Beniada Nishani në këtë intervistë për “Panorama Plus”, para se të hynte në “Big Brother VIP”? Çfarë mendon për lidhjet brenda të njëjtit seks dhe të tjera detaje nga intimiteti i saj i gjeni në intervistën më poshtë:

Për ty ekziston dashuria mes të njëjtit seks?

“Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra-tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë”