Lajme

Sizmologu kosovar: Tërmeti ishte në Rumani por u ndje edhe në Kosovë

02/14/2023 14:52
nga:Y I

Sizmiologu, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se në Kosovë nuk kishte tërmet por i njëjti ka rënë në Rumani.

Mustafa ka bërë thirrje që të mos krijohet panik tek qytetarët.

“Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet.Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km” shkruan Mustafa raporton Gazeta Blic.

Tërmet në Kosovë