Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkujtoi 25-vjetorin e rënies së 15-vjeçarit Gazmend Brahimi, i cili u vra nga një granatë dore e hedhur nga forcat serbe në Mitrovicë, ndërsa ishte nisur për në shkollë, raporton GazetaBlic.
Familja Brahimi, që kishte rikthyer pas shpërnguljes së luftës, e gjeti shtëpinë e shkatërruar dhe lirinë e vonuar.
Kurti vizitoi vendin e rënies së tij dhe familjen, duke theksuar se kujtimi për Gazmendin simbolizon vuajtjen, sakrificën dhe çmimin e lirisë.


