Sporti

Sivasspori uron Manajn për dy golat: Ishe arkitekti i fitores së Shqipërisë

03/25/2025 08:25
nga:Lorik J

Kombëtarja shqiptare ka fituar mbrëmë ndaj Andorrës me rezultatin 3:0, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Sulmuesi Rey Manaj realizoi dy gola dhe ishte ndër më të mirët në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i tij, Sivasspor ka uruar lojtarin për dy golëshin dhe paraqitjen pozitive në fushë.

Ja postimi i Sivassporit:

“Në ndeshjen e javës së dytë të Grupit K të eliminatoreve të Botërorit 2026, Shqipëria mposhti Andorrën me rezultatin 3-0 në shtëpi.

Dy nga golat i shënoi sulmuesi ynë Rey Manaj!

Manaj ishte një nga arkitektët e fitores duke shënuar në minutat e 9-të dhe të 19-të.

Urime Rey Manaj”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic Sport