Ndeshja mes Las Palmasit dhe Mallorcas ishte e barabartë deri në minutat e fundit shtesë.
I provokuar nga kundërshtari Jaime Mata, Vedat Muriqi bëri një gjest të pahijshëm dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të, transmeton GazetaBlic Sport.
Mirëpo, gjyqtari vlerësoi se kjo situatë ishte shkaktuar nga veprimi i lojtarit të Las Palmas, pasi ai kishte provokuar kundërshtarin.
Kështu, ai sinjalizoi një goditje dënimi indirekte në favor të Mallorca-s, teksa ndodhi situata në zonën e penalltisë së Las Palmas.
Nga kjo përfitoi skuadra e Muriqit, me Mallorca që shënoi golin e fitores (2-3), dhe as llogaria zyrtare e klubit nuk dinte ta shpjegonte situatën. “ Nuk kuptoj asgjë, por është një gol nga Mojica”, ka shkruar klubi në rrjetin social X.
⚽️GOAL | Las Palmas 2-3 Mallorca | Johan Mojicapic.twitter.com/LXFcAVkpAt
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2024
NO ENTIENDO NADA PERO GOL DE MOJICA
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) November 23, 2024