Sporti

Situatë shqetësuese tek Inter Miami, lëndohen Messi dhe Jordi Alba

09/21/2023 11:02
nga:Mergim Rreci

Një situatë shqetësuese për Inter Miami, pasi Messi duhej të largohej para se të përfundonte pjesa e parë në ndeshjen kundër Toronto të mërkurën mbrëma.

Messi u kthye në fushë pas një periudhe dyjavore pushimi. Por mbrëmjen e djeshme, para se të përfundonte pjesa e parë, sulmuesi argjentinas ka njoftuar për një zëvendësim.

Sipas informacioneve, Messi është përballur me një tendosje të kofshës së djathtë që e mbajti atë jashtë ndeshjeve kundër Ekuadroit me ekipin kombatër dhe kundër Atlanta United të shtunën e kaluar.

Messi nuk ishte i vetmi që la këtë ndeshje në pjesën e parë. në fakt, ai ishte i katërti. Edhe Jordi Alba u largua nga fusha në minutën e 35’ pas një dëmtimi./h